Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home Ballina

Plani franko-gjerman, Kurti të enjten pritet t’ua prezantojë qëndimin e tij Scholzit dhe Macronit – Qeveria vazhdon të heshtë

02/11/2022
in Ballina
Reading Time: 3 mins read
Plani franko-gjerman, Kurti të enjten pritet t’ua prezantojë qëndimin e tij Scholzit dhe Macronit – Qeveria vazhdon të heshtë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi një ditë më parë ka folur për propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa bëri të ditur se kryeministri Albin Kurti propozimet e palës kosovare pritet t’ua prezantojë më 3 nëntor kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Bislimi në një intervistë për REL deklaroi se ky propozim parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza.

Ai thotë se pala kosovare i ka bërë tashmë propozimet e veta në lidhje me të dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’ua transmetojë ato krerëve të Gjermanisë dhe Francës, në Berlin, më 3 nëntor.

“Ata që janë inkuadruar në debatin për planin franko-gjerman apo gjermano -francez, elementi i parë që e dinë është që ka pasur një dakordim që për elementet e planit të mos flitet publikisht, në mënyrë që palët të mund të kontribuojnë tutje në avancimin e kësaj ideje.

Ditën e enjte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Berlin, ku do të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme në Procesin e Berlinit.

Mendoj që aty do ta ketë mundësinë që pastaj në detaje ta informojë kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili pritet të jetë në Berlin, për atë se cili është qëndrimi i palës kosovare për këtë propozim”, tha ai.

Sipas zëvendëskryeministrit, është një propozim që pak a shumë, si pikënisje ka një brengë ndoshta te vendet mike si Gjermania dhe Franca, që procesi i Brukselit nuk po ec me ritmin e duhur, që situata gjeopolitike në Ballkan nuk është edhe aq e mirë.

“Andaj, edhe propozimi që del nga aty, është në kontekst të këtyre zhvillimeve. Është një ide që raportet Kosovë-Serbi të zgjidhen në dy faza, ku një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël që ata thonë është 1 për qind, por ne besojmë që është më shumë, do të liheshin për një periudhë të mëvonshme”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri më tej shtoi se propozimi është parë nga një grup shumë i vogël i njerëzve në Kosovë.

“Në këtë fazë, unë nuk mund të flas për përshtypjet, vlerësimet tona apo propozimet tona, por mund të them që propozimet i kemi të shkruara dhe të dërguara te Scholz dhe Macron”, tha ai, ndërkaq, se a pritet të jenë publike pas takimit që do të ketë kryeministri Kurti në Berlin, ai shtoi “U takon krerëve të shtetit të vendosin, por edhe atyre që kanë propozuar se kur është momenti që përmbajtja e idesë (propozimit franko-gjerman) të bëhet publike”.

Lidhur me këtë propozim ditë më parë ka folur edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ajo ka thënë se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është një kompromis i pranueshëm për dy palët.

Sipas saj, në kuadër të kësaj ujdie duhet të përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas saj, me atë çka ka lexuar, zgjidhja është shumë afër me çka Kosova do dëshironte të shihte.

Për propozimin franko-gjerman ka folur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili theksoi se në thelb është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Haradinaj thotë se në takim me kryeministrin Kurti e ka lexuar marrëveshjen, të cilën ia ka ofruar Kurti.

“Së fundmi e kam dëgju prej kryeministrit Kurti, e kem lexu aty. Me Ardianin [Gjinin] kemi qenë bashkë, të dy e kemi lexu. Nja një orë jemi marrë me to. E kam lexuar rresht për rresht”, tha ai.

Kreu i AAK-së tha se ky draft është i ndarë në disa kapituj që janë marrë prej Kartës së OKB-së, ku këta kapituj i rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve.

Haradinaj po ashtu ka thënë se plani franko-gjerman përfshin edhe faktorin amerikan dhe fuqi të tjera perëndimore, ku sipas tij këtë marrëveshje SHBA ia heq Kosovës varshmërinë nga Serbia në aspekt shumëdimensional.

Ndërsa, Haradinaj ka zbuluar diçka nga plani franko-gjerman, Qeveria e Kosovës vazhdon të mbetet e mbyllur pa dhënë asnjë detaj për opinionin nga ky propozim./Telegrafi/

Related

Previous Post

Gjermania tregon se çfarë pret nga Procesi i Berlinit në ditën e enjte

Next Post

Qeveria kritikohet për mos realizimin e projekteve kapitale, Hoti: Janë 500 milionë euro më pak në ekonominë e Kosovës

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

01/03/2023
Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

01/03/2023
Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

01/03/2023
Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023

Të fundit

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.