Magjia e UEFA Champions League vazhdon edhe sonte me katër përballje të vlefshme për fazën play-off, ku disa prej emrave të mëdhenj të Europës synojnë ta mbyllin çështjen e kualifikimit pa lënë vend për surpriza.
Interi përballë testit nordik
Inter Milan zbret në fushë në transfertë ndaj Bodø/Glimt në orën 21:00. Në letër, zikaltërit janë favoritë, por sfidat në veri të Europës nuk janë kurrë të lehta. Fusha sintetike, temperatura e ulët dhe entuziazmi i vendasve mund ta bëjnë ndeshjen më të komplikuar se sa duket.
Interi kërkon të shmangë çdo surprizë dhe të hedhë një hap të sigurt drejt fazës tjetër.
Atletico kërkon reagim në Belgjikë
Pas një humbjeje zhgënjyese në kampionat, Atlético Madrid synon rikthimin te fitorja në transfertën ndaj Club Brugge (ora 21:00). Skuadra e Diego Simeones ka nevojë për një reagim të fortë, si në rezultat ashtu edhe në lojë.
Atletico e di mirë që Championsi nuk fal – një gabim i vogël mund të kushtojë shtrenjtë.
Dy përballjet e tjera
-
Qarabağ FK – Newcastle United (18:45)
-
Olympiacos F.C. – Bayer Leverkusen (21:00)
Newcastle kërkon të konfirmojë formën e mirë europiane, ndërsa Leverkuseni përballet me një transfertë tradicionale të vështirë në Pire.
Ndeshjet e sotme (18 shkurt)
-
Qarabak – Njukastëll (18:45)
-
Bodo/Glimt – Inter (21:00)
-
Klub Bryzh – Atletico Madrid (21:00)
-
Olimpiakos – Bajer Leverkusen (21:00)
Championsi është ajo skenë ku nuk mjafton emri në fanellë – duhet karakter, ritëm dhe nerva çeliku. Sonte, disa do ta shkruajnë historinë. Të tjerët… do ta mbyllin aventurën.

