Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia arreston shoferin me mbi 200 kilogramë drogë në Prishtinë

Qendra Info by Qendra Info
29/10/2025
in Lajme
0
Policia arreston shoferin me mbi 200 kilogramë drogë në Prishtinë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, S.J., nën akuzën për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.”

I dyshuari është ndaluar në rajonin e Prishtinës, ndërsa gjatë kontrollit në kamionin që ai po drejtonte, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej mbi 200 kilogramësh të substancës narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe me ligjet në fuqi.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari S.J. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës theksojnë përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për luftimin e trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, si dhe për ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme.

Related

Previous Post

Aksident në afërsi të memorialit të Ibrahim Rugovës në Prishtinë

Next Post

Moti i së enjtes: Diell dhe temperatura të ngrohta në Kosovë e rajon

Next Post
Moti për të mërkurën: Vranësira, intervale me diell dhe reshje të lehta në disa rajone

Moti i së enjtes: Diell dhe temperatura të ngrohta në Kosovë e rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.