Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka realizuar një operacion të suksesshëm në kuadër të aksioneve për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.
Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme nga zyrtarët policorë të Stacionit Jugu, konkretisht nga njësia për zbatimin e urdhëresave të gjykatave, të cilët arrestuan personin e kërkuar:
-
A.K., mashkull, 48 vjeç, i cili, sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar për të vuajtur dënimin prej 1 viti burgim për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se veprime të tilla do të vazhdojnë me qëllim të garantimit të rendit dhe zbatimit të ligjit.