Policia e Kosovës, Drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, ka ndërmarrë aksione të koordinuara në vazhdën e hetimeve lidhur me shpërthimin e ndodhur më 30 prill 2025, në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku u përfshi një veturë e tipit Mercedes B-Class, pronë e drejtorit të QKUK-së.
Më 9 shtator 2025, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë realizuar bastisje në tri lokacione – dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë.
Rezultatet e aksionit:
-
Ndaluar: 11 persona të dyshuar
-
Sekuestrime në Prishtinë, Rr. “Fan Noli”:
-
1 telefon iPhone 12
-
1 laptop Lenovo
-
Dokumente të ndryshme
-
-
Sekuestrime në Prishtinë, Rr. “Pavarësia”:
-
4 telefona Samsung
-
1 telefon iPhone 14 Pro Max
-
1 palë pranga metalike
-
1 radio lidhje Baofeng
-
6 fishekë të armës së shkurtër 9×19 mm
-
-
Sekuestrime në Fshatin Rimanishtë:
-
1 pistoletë Sig Sauer me karikator dhe 12 fishekë
-
1 armë automatike AK-47 me 5 karikatorë dhe 99 fishekë, plus 1 bajonet
-
3 telefona (iPhone dhe Samsung)
-
Sasi e konsiderueshme e drogës (dyshohet marihuanë) dhe mjete për kultivim dhe përpunim
-
Gjatë aksionit, Njësia Antidrogë – DHTN Prishtinë mori në kompetencë trajtimin e rastit për narkotikë.
Dëshmitë e sekuestruara:
-
142 kg e 172 gr kanabis në fazë përpunimi
-
1 armë Sig Sauer 9×19 mm me 12 fishekë
-
1 armë AK-47 me 5 karikatorë, 99 fishekë dhe 1 bajonet
-
10 telefona dhe pajisje të tjera relevante
Një nga të dyshuarit, F.D., rezultoi me urdhër arrest aktiv për çështje narkotikësh dhe është dërguar për vuajtje të dënimit.
Pas intervistimeve dhe konsultimeve me prokurorin kompetent, 9 persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa për të tjerët procedurat po vazhdojnë në raste të veçanta dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për trajtim të mëtejshëm.
Policia e Kosovës konfirmon se veprimet e koordinuara me organet e drejtësisë do të vazhdojnë, me qëllim ndriçimin e plotë të rastit dhe dërgimin e përgjegjësve para drejtësisë.