Një operacion i mirëorganizuar i Policisë së Kosovës ka çuar në sekuestrimin e mbi 4.6 kilogramëve kokainë dhe arrestimin e katër personave, ndërsa dy të tjerë ndodhen ende në arrati. Aksioni u zhvillua më 12 dhjetor 2025, pas një hetimi disa mujor të udhëhequr nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Ferizaj, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe AKI-në.
Operacioni policor, i koduar “Kulla”, u mbështet nga njësi shtesë të DHTN Prishtinë, Njësia Speciale e Hetimeve dhe njësitë mbështetëse të PK-së.
Të arrestuarit
Policia ka vënë në pranga katër persona me rrezikshmëri të lartë:
-
A.L., shtetas i Shqipërisë (1973)
-
M.B., shtetas i Shqipërisë (1971)
-
A.B., shtetas i Kosovës (1997)
-
A.B., shtetas i Kosovës (1993)
Dy të dyshuar të tjerë nuk janë hasur dhe po konsiderohen të arratisur.
Çfarë u gjet gjatë operacionit:
Policia ka konfiskuar prova të konsiderueshme materiale:
-
4620.4 gramë kokainë, të paketuar në katër pako (vlerë tregu ~140 mijë euro)
-
Një pistoletë me 14 fishekë
-
Dy telefona celularë
-
Shuma të ndryshme parash (euro, lekë, dollarë kanadezë)
-
Dy vetura
-
Një motor katërrrotësh (quad)
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Operacioni “Kulla” konsiderohet një nga goditjet më të rëndësishme ndaj trafikimit të narkotikëve këtë vit, duke shkatërruar një segment të një zinxhiri të organizuar kriminal që operonte në territorin e Kosovës.

