Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion në rajonin e Mitrovicës së Veriut, një person arrestohet

Qendra Info by Qendra Info
11/09/2025
in Lajme
0
Policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion në rajonin e Mitrovicës së Veriut, një person arrestohet
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka dhënë informacion shtesë lidhur me kontrollet dhe bastisjet e realizuara në rajonin e Mitrovicës së Veriut, ku janë kontrolluar disa lokacione dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni.

Rasti III – Lagja Korile, Komuna e Zveçanit:
Gjatë kontrollit të një shtëpie banimi, pronari deklaroi se dy armët që kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi. Policia gjeti dhe sekuestruar një sasi të vogël municioni.

Bazuar në Nenin 108, paragrafi 1.5 të ligjit për kontrollin dhe sekuestrimin e përkohshëm pa urdhër të gjykatës, policia kryeu bastisje edhe në objektet përcjellëse të të dyshuarit për të parandaluar asgjësimin apo humbjen e provave materiale.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar:

  • Dy karikatorë për armë të gjata

  • 49 detonatorë elektrikë

  • Një thikë

  • Një këllëf për armë të gjata

  • Një fishek me mbishkrim “PPU 8×75 IS”

  • Një fitil ngadalë ndezës për eksploziv me detonator mekanik

  • Gjashtë detonatorë elektrikë të rinj

  • Dy paketime sfera për mbushje të fishekëve të gjuetisë

  • Makineri për mbushje municioni

  • Pjesë shtuese për armë të gjata (trombllon)

  • Tel për iniciues të detonatorëve

  • Armë e gjatë e çmontuar me dy karikatorë dhe 60 fishekë të kalibrit 7.62×39

  • 35 kuti me 525 fishekë “IK 89”

  • 59 fishekë me mbishkrim “E”

  • 65 fishekë për armë të gjata “IK 89”

  • 50 fishekë për pistoletë “PPU 9mm LUGER”

  • Dy karikatorë pa municion

  • Pajisje distancë matëse

  • Thikë për pushkë bajonetë

Për këtë rast, është arrestuar S.G., 73 vjeç, i cili pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë. Është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Rasti VI – Rruga “Prote Stojana”, Zveqan:
Gjatë kontrollit të një shtëpie tjetër, janë sekuestruar:

  • Një pushkë gjuetie

  • 12 fishekë të pushkës së gjuetisë

  • 15 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

  • 2 sfera për fishekët e gjuetisë

  • Rrip për mbajtjen e fishekëve

Në këtë rast nuk ka persona të arrestuar, por një person do të intervistohet si i dyshuar. Rasti është inicuar gjithashtu si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri paralajmëron se aksione të tilla do të vazhdojnë dhe apelon tek qytetarët që të respektojnë ligjin. Çdo armë e mbajtur pa leje të vlefshme konsiderohet e kundërligjshme, dhe qytetarët inkurajohen të paraqiten në stacionet policore për të kryer procedurat për lejet e armëve.

Related

Previous Post

Izraeli paralajmëron Hamasin: “Do t’i vrasim udhëheqësit, kudo që të fshihen”

Next Post

11 Shtatori 2001 – Haradinaj nderon viktimat dhe riafirmon miqësinë me SHBA-të

Next Post
11 Shtatori 2001 – Haradinaj nderon viktimat dhe riafirmon miqësinë me SHBA-të

11 Shtatori 2001 – Haradinaj nderon viktimat dhe riafirmon miqësinë me SHBA-të

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.