Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimit me aktivitete dhe ceremoni festive

Qendra Info by Qendra Info
05/09/2025
in Lajme
0
Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimit me aktivitete dhe ceremoni festive
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka nisur sot aktivitetet e shumta për shënimin e 26-vjetorit të themelimit, të cilat do të zhvillohen gjatë dy ditëve në vijim dhe do të kulmojnë me ceremoninë qendrore më 6 shtator.

Në kuadër të festimeve janë planifikuar gara sportive, aktivitete me fëmijë dhe të rinj, si dhe hapja e dyerve të stacioneve policore për qytetarët. Në ceremoninë qendrore, që do të mbahet në selinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, pritet pjesëmarrja e personaliteteve të larta shtetërore, drejtuesve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Agjenda e aktiviteteve:

E premte, 5 shtator 2025

  • Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj, me pjesëmarrje edhe të njësive speciale
    Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
    09:00 – 13:00

  • Porta e Hapur në Drejtoritë Rajonale dhe stacionet policore për qytetarët
    10:00 – 14:00

  • Ndeshje volejbolli mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit (Shqipëri)
    Salla e Sporteve, Pallati i Rinisë, Prishtinë
    12:15

E shtunë, 6 shtator 2025

  • Ceremonia qendrore e 26-vjetorit të Policisë së Kosovës
    Drejtoria e Përgjithshme e PK-së
    19:00

Policia e Kosovës ka ftuar mediat që të marrin pjesë dhe të përcjellin nga afër aktivitetet festive.

Related

Previous Post

Eurodeputetët paralajmërojnë: Orbán mund të shfrytëzojë boshllëqet ligjore për të marrë miliarda nga fondet e ngrira të BE-së

Next Post

Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata në Ferizaj

Next Post
Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata në Ferizaj

Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata në Ferizaj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.