Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste të ndara penale për posedim të paautorizuar të armëve në Komunën e Leposaviqit, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municion dhe pajisje ushtarake.
Rasti i parë: Armë në një shtëpi të pabanuar
Më 19 dhjetor 2025, rreth orës 22:07, zyrtarë të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë, gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, kanë gjetur në një shtëpi të pabanuar:
-
një armë gjuetie
-
një karabinë
-
një armë automatike AK-47
-
240 fishekë
-
një palë dylbi
Në vazhdim të hetimeve, më 22 dhjetor, në objektet përcjellëse të së njëjtës shtëpi janë sekuestruar edhe:
-
një pushkë ajrore
-
mekanizëm për barut
-
një thikë ushtarake
-
një frotroll për revole
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe hetimet janë në zhvillim.
Rasti i dytë: Armë dhe eksploziv në një shtëpi banimi
Më 20 dhjetor 2025, rreth orës 06:45, Policia ka arrestuar një person, R.R. (1965), në fshatin Veacev të Leposaviqit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur:
-
një pushkë gjuetie
-
një pushkë gjysmë automatike
-
një bombë dore
-
dy tromblona
-
fishekë të kalibrave të ndryshëm
-
pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj.)
Pas inicimit të rastit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë vendin.
