Policia e Kosovës ka zbuluar armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale gjatë një kontrolli në një podrum afër Sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.
Operacioni u zhvillua nga stacioni policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas marrjes së një informacioni për aktivitete të dyshimta.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan:
-
1 pushkë automatike
-
1 pushkë gjahu
-
50 fishekë
-
1 kondak pushke
-
1 palë pranga
-
1 mbajtës pushke
-
1 maskë kundër helmeve me çantën e saj
-
1 këllëf arme
-
5 karikatorë të zbrazët
Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar inicimin e procedurës për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo informacion për armë ilegale, narkotikë apo veprimtari të tjera të kundërligjshme ta raportojnë në numrin 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, duke theksuar se bashkëpunimi qytetar është kyç për rritjen e sigurisë.