Policia ka konfiskuar armë zjarri dhe municion gjatë bastisjeve në dy lokacione në Lipjan.
Janë gjetur një armë, karikator me 9 fishekë dhe 14 fishekë të tjerë.
“Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa një e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.