Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Policia me masa shtesë për zhvillimin e procesit zgjedhor.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
05/06/2026
in Category
0
Policia me masa shtesë për zhvillimin e procesit zgjedhor.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka mbajtur sot takime informuese dhe koordinuese rreth procesit të votimit që mbahet më 7 qershor.

Takimin e parë ata e zhvilluan me drejtorë rajonalë dhe të departamenteve të Policisë së Kosovës, teksa të dytin me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

“Në kuadër të përgatitjeve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 7 qershorit, Policia e Kosovës ka mbajtur sot takime informuese dhe koordinuese me strukturat e saj drejtuese dhe me përfaqësues të institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Takimi i parë u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë nga ora 13:15, me drejtorët rajonalë dhe drejtorët e departamenteve të Policisë së Kosovës, ku u diskutua për planifikimet operative, masat e sigurisë dhe angazhimet policore në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe të sigurt në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Në takimin e dytë nga ora 14:15 morën pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si dhe përfaqësues të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin procesin zgjedhor. Gjatë këtij takimi u prezantuan përgatitjet policore, masat e planifikuara të sigurisë dhe mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional për ditën e zgjedhjeve”.

Në këto takime po ashtu u paraqitën detyrat operative dhe përgjegjësitë e aktivitetet koordinuese para, gjatë dhe pas procesit të votimit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, theksoi rëndësinë e angazhimit profesional dhe të paanshëm të të gjithë zyrtarëve policorë, duke vlerësuar se deri më tani procesi zgjedhor është karakterizuar nga një situatë e qetë dhe pa incidente që do të cenonin sigurinë publike apo zhvillimin normal të aktiviteteve zgjedhore”.

“Gjatë takimeve u prezantuan gjithashtu detyrat operative, përgjegjësitë institucionale dhe aktivitetet koordinuese që do të ndërmerren para, gjatë dhe pas procesit të votimit, me fokus të veçantë në ruajtjen e rendit publik, sigurinë e qendrave të votimit dhe garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës nga qytetarët”.

Related

Previous Post

Sot mbyllet përkohësisht një korsi në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Next Post

Tre të lënduar në aksident mes kamionit dhe veturës në Shtime.

Next Post
Tre të lënduar në aksident mes kamionit dhe veturës në Shtime.

Tre të lënduar në aksident mes kamionit dhe veturës në Shtime.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.