Stacioni Policor në Mamushë ka realizuar më 18 gusht 2025 urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të dënuarit M. J., 38 vjeç, nga Mamusha.
I njëjti ishte shpallur fajtor për veprat penale: falsifikim të dokumentit zyrtar (neni 427 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të KPRK-së) dhe hyrje të paautorizuar në rrjetet kompjuterike (neni 277/D paragrafi 2 i Ligjit Nr. 08/L-188).
Gjykata e ka dënuar me 22 muaj burgim efektiv. Pas një pune të përkushtuar operative, patrulla policore e ka lokalizuar dhe arrestuar të dënuarin, duke e dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, në përputhje me vendimin gjyqësor.
Policia e Kosovës thekson se ky veprim reflekton përkushtimin e saj në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.