Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia në veri sekuestron armë, municion dhe granata në tri lokacione, s’ka të arrestuar

Qendra Info by Qendra Info
17/02/2026
in Lajme
0
Policia në veri sekuestron armë, municion dhe granata në tri lokacione, s’ka të arrestuar
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 17 shkurtit ka realizuar tri kontrolle të ndara në rajonin e veriut, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion, granata dore dhe pajisje të tjera ilegale.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, veprimet janë ndërmarrë pas informatave të pranuara nga qytetarët, ndërsa kontrollet janë kryer në fshatra të Zubin Potok dhe Zveçan.

Rasti i parë – Jagnjenic, Zubin Potok

Rreth orës 01:20, në një shtëpi të pabanuar janë gjetur:

  • 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

  • 1 emblemë dhe disa spaleta të Policisë së Serbisë.

Rasti i dytë – Zhitkovc, Zveçan

Rreth orës 09:20, në një hambar të një shtëpie të braktisur janë sekuestruar:

  • 1 armë AK-47;

  • 1 granatë dore M-57 (prodhim jugosllav);

  • 3 karikatorë të zbrazët;

  • 85 fishekë të kalibrit 7.9 mm;

  • 60 fishekë të armës AK-47;

  • 2 uniforma ushtarake me emblema të Serbisë.

Rasti i tretë – Varage, Zubin Potok

Rreth orës 12:20, në një tjetër shtëpi të pabanuar janë gjetur:

  • 1 granatë dore;

  • 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Në rastet e dyta dhe të treta kanë intervenuar edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë bërë tërheqjen e kontrolluar të granatave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë të raportohet në numrin 192.

Related

Previous Post

Rama publikon mesazhin nga Haga: “Unë e kam fituar përjetë lirinë”

Next Post

Kryeministri Kurti mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Next Post
Kryeministri Kurti mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryeministri Kurti mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.