Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të fortë ndaj Hamasit, duke e cilësuar organizatën si “të pamëshirshme” dhe duke rikujtuar masakrën e 7 tetorit.
Trump bëri të ditur se i ka vendosur një afat përfundimtar Hamasit deri të dielën, ora 18:00 sipas orës së Uashingtonit, për të pranuar një propozim paqeje, i cili – sipas tij – është nënshkruar nga disa shtete të fuqishme të rajonit dhe nga Izraeli.
Nëse Hamasi refuzon marrëveshjen, Trump paralajmëroi pasoja të rënda:
“Do të shpërthejë ferri ndaj Hamasit,” u shpreh presidenti amerikan.
