Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidenti Begaj në OKB: Mbështetje për Ukrainën, paqe në Lindjen e Mesme dhe thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara

Qendra Info by Qendra Info
25/09/2025
in Lajme
0
Presidenti Begaj në OKB: Mbështetje për Ukrainën, paqe në Lindjen e Mesme dhe thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar përkushtimin e Shqipërisë për paqe, siguri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Në fjalimin e plotë, Begaj nënvizoi rëndësinë e dialogut dhe multilateralizmit për përballimin e sfidave globale, si luftërat, terrorizmi, ndryshimet klimatike dhe transformimi digjital. Ai deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë rendin ndërkombëtar të bazuar në Kartën e OKB-së dhe në të drejtën ndërkombëtare.

Duke folur për konfliktin në Ukrainë, Presidenti Begaj dënoi agresionin rus dhe shprehu mbështetje të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi. Ai vlerësoi përpjekjet diplomatike për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Në lidhje me Lindjen e Mesme, Begaj kërkoi përfundimin e luftës në Gaza, lirimin e pengjeve dhe trajtimin e krizës humanitare, duke përshëndetur rolin e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Një vend të veçantë në fjalën e tij zuri çështja e Kosovës. Presidenti Begaj theksoi se Kosova ka treguar se është një aktor përgjegjës në rajon dhe kontribuues i rëndësishëm në paqe dhe stabilitet. Ai kërkoi që vendi të njihet plotësisht dhe të marrë vendin e merituar në Kombet e Bashkuara, duke e quajtur këtë një akt drejtësie dhe garanci për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, Begaj u ndal edhe te të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke bërë thirrje që ata të mos diskriminohen, por të respektohen dhe integrohen, ndërsa gjuha, kultura dhe identiteti i tyre të mbrohen e promovohen.

Në vijim, Presidenti shqiptar theksoi përpjekjet e vendit në procesin e integrimit evropian, tranzicionin drejt energjisë së pastër, digjitalizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ai veçoi avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e rinisë si shtylla të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë.

Related

Previous Post

Apple kundërshton rregullat e BE-së: “Jemi shënjestruar padrejtësisht”

Next Post

Arrestohen tre persona në Vushtrri për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Next Post
Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg

Arrestohen tre persona në Vushtrri për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.