Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidenti i Kolumbisë akuzon grupin e Dritan Gjikës për tentativë atentati: “Dështuan të më vrisnin”

Qendra Info by Qendra Info
29/05/2025
in Lajme
0
Presidenti i Kolumbisë akuzon grupin e Dritan Gjikës për tentativë atentati: “Dështuan të më vrisnin”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë një deklaratë tronditëse përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), ku akuzon drejtpërdrejt grupin kriminal të udhëhequr nga Dritan Gjika për tentativë atentati ndaj tij.

Sipas Petro-s, grupi me qendër në Abu Dhabi, të cilin e cilëson si “kartel të trafikut të drogës”, kontrollon një rrjet të gjerë prokurorësh në Kolumbi dhe ka lidhje të fuqishme në portin strategjik të Buenaventurës. Ai pretendon se i njëjti grup është përgjegjës për vrasjen e prokurorit paraguaian, Marcelo Pecci, si dhe për pengimin e hetimeve duke mbrojtur autorët brenda sistemit të drejtësisë kolumbiane.

“Ata kanë tentuar të më bëjnë atentat, por pa sukses,” shkroi Petro në deklaratën e tij publike, duke ngritur alarmin për infiltrimin e krimit të organizuar në institucione shtetërore.

Deklarata e Presidentit Petro vjen vetëm pak ditë pas arrestimit në Emiratet e Bashkuara Arabe të Dritan Gjikës, një 47-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjika u kap në Abu Dhabi dhe konsiderohet si një nga figurat më të rrezikshme në trafikun ndërkombëtar të drogës, sidomos në rajonin e Amerikës Latine dhe Evropës.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Ekuadorit, Gjika ka qenë i përfshirë në trafik droge, pastrim parash dhe aktivitete të krimit të organizuar. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit e ka cilësuar atë si udhëheqësin e mafies shqiptare në vend, ndërsa për vite me radhë kishte arritur t’i shpëtonte drejtësisë falë arratisjes së tij.

Arrestimi i tij konsiderohet një goditje e madhe për rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ndërkohë që hetimet për lidhjet e mundshme me atentatin ndaj Presidentit Petro pritet të thellohen në ditët në vijim.

Related

Previous Post

Fatmir Limaj pritet të jetë kryeparlamentari i ri – Marrëveshja Kurti-Limaj ndryshon lojën politike

Next Post

Ekskluzive: Gjendet trup i pajetë në Ulpianë – Dyshohet për vetëvrasje pranë “Fontanës”

Next Post
Ekskluzive: Gjendet trup i pajetë në Ulpianë – Dyshohet për vetëvrasje pranë “Fontanës”

Ekskluzive: Gjendet trup i pajetë në Ulpianë – Dyshohet për vetëvrasje pranë “Fontanës”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.