Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Malajzi: Forcim i marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike

01/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Malajzi: Forcim i marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Federatën e Malajzisë me ftesë të Kryeministrit malajzian, YAB Dato’ Seri Anwar Ibrahim. Vizita synon forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimin e bashkëpunimit diplomatik e ekonomik mes dy vendeve.

Në kryeqytetin Kuala Lumpur, Presidentja Osmani do të pritet me një ceremoni zyrtare në kompleksin shtetëror Bunga Raya. Më pas, ajo do të zhvillojë një takim zyrtar me Kryeministrin Ibrahim në kompleksin qeveritar Perdana Putra, në Putrajaya. Pas takimit, të dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në shenjë respekti dhe mikpritjeje, Kryeministri malajzian do të organizojë një drekë zyrtare për Presidenten Osmani në rezidencën shtetërore Seri Perdana.

Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do të nderojë me Medalje Presidenciale të Meritave Kryeministrin aktual Anwar Ibrahim dhe ish-kryeministrin Abdullah Ahmad Badawi. Medaljet jepen si shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e vazhdueshme të tyre ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Një ndër momentet kyçe të vizitës është hapja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, e cila do të realizohet në prani të korit diplomatik dhe të ftuarve të tjerë. Ky veprim përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës në rajonin e Azisë Juglindore.

Në agjendën e Presidentes janë përfshirë edhe takime me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues të sektorëve të rëndësishëm ekonomikë, përfshirë atë të prodhimit, teknologjisë dhe turizmit. Qëllimi i këtyre takimeve është eksplorimi i mundësive konkrete për bashkëpunim ekonomik dhe nxitja e investimeve malajziane në Kosovë.

Vizita e Presidentes Osmani shënon një moment të rëndësishëm për avancimin e diplomacisë kosovare dhe rritjen e ndikimit të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Related

Previous Post

Skandal në Agjencinë për Informim dhe Privatësi: Dy zyrtare shtetërore përfshihen në përleshje fizike për një burrë

Next Post

OVL e UÇK-së: Paralajmërimet për dënime të tjera të krerëve të UÇK’së janë alarm për drejtësinë dhe shtetin

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

‘EU Reporter’ publikon letrën e nënës së Veliajt: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE-ja?

01/07/2025
Komisioni Europian përgënjeshtron Vuçiqin: Ai shkëmbeu veç disa fjalë me Ursulën

Pas prishjes me Kurtin, Taravari foto me Edi Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit

Foto familjare nga takimi BE – Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

‘EU Reporter’ publikon letrën e nënës së Veliajt: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE-ja?

‘EU Reporter’ publikon letrën e nënës së Veliajt: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE-ja?

01/07/2025
Komisioni Europian përgënjeshtron Vuçiqin: Ai shkëmbeu veç disa fjalë me Ursulën

Komisioni Europian përgënjeshtron Vuçiqin: Ai shkëmbeu veç disa fjalë me Ursulën

01/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info