Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Qendra Info by Qendra Info
16/05/2025
in Lajme
0
Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po përfaqëson vendin në samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që këtë vit po mbahet në Tiranë, Shqipëri. Ky samit mblodhi 45 liderë evropianë, përfshirë edhe përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

E pritur zyrtarisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidentja Osmani merr pjesë në të dy seancat kryesore të këtij samiti dhe ka një rol kyç në agjendë: ajo bashkëkryeson tryezën e liderëve me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, me temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.

Kjo tryezë synon të adresojë sfidat e sigurisë në kontinent, çështjet e migrimit dhe lëvizshmërisë, me theks të veçantë në fuqizimin e rinisë dhe shfrytëzimin e potencialit të diasporës si faktor zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti. Pjesëmarrës në këtë diskutim janë edhe liderë të rëndësishëm evropianë, përfshirë kryeministrat e Italisë, Austrisë, Hungarisë dhe Belgjikës.

Në kuadër të samitit, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të avancuar interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Komuniteti Politik Evropian, i krijuar në vitin 2022, përfaqëson një platformë gjithëpërfshirëse për diskutime strategjike mes vendeve të BE-së dhe atyre jashtë saj, me qëllim forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë në Evropë.

Related

Previous Post

Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë 800 milionë dollarë në portin e Tartusit në Siri

Next Post

Stambolli pret rifillimin e dialogut Rusi–Ukrainë: Ministri i Jashtëm turk Fidan u uron sukses delegacioneve ndërluftuese

Next Post
Stambolli pret rifillimin e dialogut Rusi–Ukrainë: Ministri i Jashtëm turk Fidan u uron sukses delegacioneve ndërluftuese

Stambolli pret rifillimin e dialogut Rusi–Ukrainë: Ministri i Jashtëm turk Fidan u uron sukses delegacioneve ndërluftuese

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.