Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Prishtinë ministren e Jashtme të Finlandës dhe njëkohësisht kryesuese aktuale të OSBE-së, Elina Valtonen.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani e falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si në proceset shtetformuese, ashtu edhe në rrugën e saj euroatlantike.
“Të falënderoj për përkrahjen e pakursyer që Finlanda i ka dhënë Kosovës në çdo etapë të rëndësishme,” tha Osmani, duke vënë theksin tek roli i OSBE-së në Kosovë ndër vite dhe prioritetet e saj aktuale.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për sfidat dhe mundësitë që lidhen me stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian të Kosovës.