Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja Osmani pret në takim Dredhza Brainën, fituese ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike

Qendra Info by Qendra Info
08/08/2025
in Lajme
0
Presidentja Osmani pret në takim Dredhza Brainën, fituese ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Dredhza Brainën, e cila së fundmi është shpallur fituese e vendit të parë në botë në garën prestigjioze Global Cybersecurity Woman of the Year, në kategorinë Barrier Breaker.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani e uroi Brainën për këtë sukses të jashtëzakonshëm, duke theksuar rëndësinë që kanë arritje të tilla për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës në sektorin gjithnjë e më të rëndësishëm të sigurisë kibernetike.

Presidentja vlerësoi gjithashtu edhe suksesin e Luanda Domit, e cila është shpërblyer me çmimin Cybersecurity Woman of the Year 2025 në kategorinë Supporter, në ceremoninë e mbajtur në Las Vegas. Sipas Osmanit, këto dy gra profesioniste kanë thyer barriera dhe kanë treguar fuqishëm potencialin dhe talentin e vajzave të Kosovës në skenën globale.

“Dy vajza të jashtëzakonshme që thyen barriera, ngritën flamurin e Kosovës në majë dhe dëshmuan se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij. Ju jeni frymëzim për gjithë rininë e Kosovës,” u shpreh Presidentja Osmani.

Takimi u zhvillua në atmosferë mirënjohjeje dhe respekti për sukseset që dëshmojnë fuqizimin e grave në teknologji dhe inovacion, si dhe rolin e tyre kyç në ndërtimin e një shoqërie moderne dhe të sigurt digjitale.

Related

Previous Post

Armando Broja zyrtarizohet te Burnley, firmos kontratë 5-vjeçare: “Jam gati për këtë sfidë”

Next Post

Prishtina kthehet në galeri arti nën qiell të hapur: Rruga B mbushet me ngjyra dhe krijimtari ndërkombëtare

Next Post
Prishtina kthehet në galeri arti nën qiell të hapur: Rruga B mbushet me ngjyra dhe krijimtari ndërkombëtare

Prishtina kthehet në galeri arti nën qiell të hapur: Rruga B mbushet me ngjyra dhe krijimtari ndërkombëtare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.