Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Qendra Info by Qendra Info
24/02/2026
in Lajme
0
Presidentja Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim lamtumirës komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR, kolonelin Jonathan Lloyd nga Garda Kombëtare e Louisianës, si dhe pasuesin e tij, kolonelin Sam Sargeant.

Gjatë takimit, presidentja Osmani e falënderoi kolonelin Lloyd për shërbimin dhe përkushtimin gjatë mandatit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Në shenjë mirënjohjeje, ajo i dorëzoi një mirënjohje për angazhimin e çmuar.

Më tej, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje kolonelit Sargeant, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Presidentja Osmani theksoi mirënjohjen e thellë të Kosovës për vazhdimin e pranisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara si pjesë e misionit të KFOR-it, duke e konsideruar këtë rol jetik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Në përfundim, ajo shtoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat.

Related

Previous Post

DOKUMENT: Kurti e avancon Manxhukën, nga zëdhënës të partisë e bën zëdhënës të Qeverisë

Next Post

Arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro, gjykata u cakton 30 ditë paraburgim

Next Post
Prokuroria Speciale ndalon një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

Arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro, gjykata u cakton 30 ditë paraburgim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.