Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, gjatë vizitës së saj në Kopenhagë.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës ndërkombëtare, duke përfshirë procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Bisedimet gjithashtu përfshinë mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe projektet me interes të ndërsjellë.

