Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja Osmani takon komandantin e Forcave Aleate për Evropë: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me NATO-n

Qendra Info by Qendra Info
15/02/2025
in Lajme
0
Presidentja Osmani takon komandantin e Forcave Aleate për Evropë: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me NATO-n
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në një postim në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e rolit të NATO-s në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës gjatë 23 viteve të fundit. Ajo riafirmoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën veri-atlantike.

“Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë,” ka shkruar Osmani.

Gjatë vizitës në Gjermani, presidentja ka realizuar edhe takime të tjera me liderë ndërkombëtarë, përfshirë një delegacion të kongresistëve amerikanë. Ajo ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Kongresit të SHBA-së për Kosovën.

“Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike,” ka deklaruar Osmani.

Konferenca e Sigurisë në Mynih mbledh liderë botërorë për të diskutuar sfidat globale të sigurisë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe stabilitetin rajonal.

Related

Previous Post

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Prania ushtarake amerikane në Evropë nuk mund të zgjasë përgjithmonë

Next Post

Zelensky bën thirrje për krijimin e një ushtrie evropiane për t’u mbrojtur nga Rusia

Next Post
Zelensky prezantoi planin e shumëpritur për fitoren: çfarë përfshin ai

Zelensky bën thirrje për krijimin e një ushtrie evropiane për t’u mbrojtur nga Rusia

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.