Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Kopenhagë me Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
Në fokus të diskutimit kanë qenë zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Presidentja Osmani ka kërkuar gjithashtu mbështetjen e Holandës për përmbylljen e procesit të heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat, sipas saj, po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët.