Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad: Theksohet përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit

Qendra Info by Qendra Info
29/10/2025
in Lajme
0
Presidentja Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad: Theksohet përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Riad, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Osmani e ka cilësuar takimin si “shumë të mirë dhe frytdhënës”, duke theksuar se bisedimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral,” – shkroi Osmani.

Takimi në Riad vjen në kuadër të angazhimeve të Presidentes Osmani për zgjerimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës dhe për konsolidimin e mbështetjes diplomatike nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Related

Previous Post

Punët më të paguara në Gjermani pa diplomë universitare

Next Post

BE miraton uljen e moshës për shoferët profesionistë në Evropë

Next Post
BE miraton uljen e moshës për shoferët profesionistë në Evropë

BE miraton uljen e moshës për shoferët profesionistë në Evropë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.