Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar qytetarët se tashmë është përcaktuar lokacioni zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte (ndërtimore) dhe mbeturinave vëllimore, si mobilje dhe inventar shtëpiak.
Ky lokacion është në dispozicion për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë të largojnë mbeturina të kësaj natyre, në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar.
Ku ndodhet deponia
Deponia ndodhet në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë dhe është pika zyrtare ku duhet të dërgohen këto mbeturina.
Si mund të dërgohen mbeturinat
Qytetarët duhet të kontraktojnë një nga ndërmarrjet publike për transport:
-
KRM Pastrimi – 📞 +383 800 77123
-
Gjelbër – 📞 +383 800 40004
Hedhja ilegale është e ndaluar
Komuna ka bërë të qartë se hedhja e mbeturinave ndërtimore ose vëllimore në hapësira publike në kryeqytet është e ndaluar.
Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë angazhuar për të parandaluar këtë fenomen.
Masat ndaj shkelësve
Për ata që hedhin mbeturina në mënyrë ilegale parashihen:
-
gjoba financiare
-
konfiskim i automjeteve që përdoren për transport dhe hedhje ilegale
Ku të raportoni shkeljet
Nëse qytetarët shohin dikë duke hedhur mbeturina ndërtimore, mobilje, goma, xhama apo materiale të tjera në hapësira publike, mund të lajmërojnë:
-
Policinë ose Inspeksionin Komunal
-
📞 0800 12 233
-
📞 0800 12 244
Autoritetet theksojnë se bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për mbajtjen e qytetit të pastër dhe për luftimin e ndotjes urbane.

