Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prishtina kthehet në galeri arti nën qiell të hapur: Rruga B mbushet me ngjyra dhe krijimtari ndërkombëtare

Qendra Info by Qendra Info
08/08/2025
in Lajme
0
Prishtina kthehet në galeri arti nën qiell të hapur: Rruga B mbushet me ngjyra dhe krijimtari ndërkombëtare
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina është shndërruar në një qendër të gjallë të artit urban, teksa mbi 100 artistë nga 29 vende të ndryshme të botës sollën frymën e ngjyrave dhe kreativitetit në Rrugën B, në kuadër të ngjarjes ndërkombëtare “Meeting of Styles”.

Manifestimi, që për disa ditë ka kthyer kryeqytetin në një galeri të hapur, solli bashkëpunim kulturor, energji artistike dhe mesazhe sociale të shprehura përmes muraleve të mbresëlënëse. Pikturat, të realizuara në mure të hapura publike, dëshmojnë fuqinë e artit për të komunikuar përtej gjuhës dhe kufijve.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh krenar për mikpritjen e këtij festivali urban, duke theksuar rëndësinë që ka për qytetin:
“Kur arti del në rrugë, qyteti merr frymë ndryshe. ‘Meeting of Styles’ e ktheu Prishtinën në pikë takimi të stilit urban, bashkëpunimit dhe kreativitetit ndërkombëtar. Krenar që Kryeqyteti është shtëpia e këtij manifestimi kaq të fuqishëm artistik dhe kulturor,” u shpreh ai.

“Meeting of Styles” përveç që promovon artin urban dhe muraleve si formë të shprehjes së lirë, forcon lidhjet ndërkombëtare dhe pozicionon Prishtinën si një qendër dinamike të kulturës bashkëkohore.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani pret në takim Dredhza Brainën, fituese ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike

Next Post

OKB thërret seancë urgjente për planin izraelit në Gaza – Guterres paralajmëron përshkallëzim të rrezikshëm

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.