Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prishtina zhbllokon fondet: 28 milionë euro bartje buxhetore miratohen me shumicë dërrmuese

Qendra Info by Qendra Info
27/11/2025
in Lajme
0
Prishtina zhbllokon fondet: 28 milionë euro bartje buxhetore miratohen me shumicë dërrmuese
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar bartjen e mjeteve financiare që pritet të zhbllokojë situatën kritike në Trafikun Urban dhe ndërmarrjet e tjera publike të kryeqytetit. Vendimi kaloi pa asnjë votë kundër: 38 për, një abstenim.

Në seancën e jashtëzakonshme, kryetari Përparim Rama theksoi urgjencën e këtij vendimi, duke e quajtur atë jetik për funksionimin normal të qytetit.

“Dy vendime thelbësore: bartja e mjeteve nga viti paraprak në vlerë 28 milionë euro dhe votimi i buxhetit 2026. Prioritet janë qytetarët. Asnjë kalkulim politik nuk guxon të vihet mbi nevojat e tyre,” tha Rama, duke i bërë thirrje ministrit Murati që të mos vonojë as fondet prej 35 milionë eurosh që, sipas tij, i takojnë qytetarëve me ligj dhe nuk kërkojnë procedura të Asamblesë, por vetëm vullnet politik.

Ndërkohë, pas miratimit të pikës së parë, Kuvendi vendosi që buxheti për vitin 2026 të shqyrtohet dhe të hidhet në votim në një seancë të re, pas verifikimit dhe betimit të asamblistëve të rinj.

Ky vendim pritet të sjellë lehtësim të menjëhershëm për ndërmarrjet komunale, veçanërisht për Trafikun Urban, i cili prej muajsh po përballet me vështirësi financiare dhe operacionale.

Related

Previous Post

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: AKR bashkohet me listën e LDK-së – marrëveshja zyrtarizohet javën e ardhshme

Next Post

Presidentja Osmani në Shkodër: “Këtu rrah zemra e identitetit shqiptar”

Next Post
Presidentja Osmani në Shkodër: “Këtu rrah zemra e identitetit shqiptar”

Presidentja Osmani në Shkodër: “Këtu rrah zemra e identitetit shqiptar”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.