Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar që mbrëmë dyshohet se ka tentuar të kryejë grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë.
Reagimi i shpejtë i patrullës së Stacionit Veriu dhe puna intensive e hetuesve bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit B.M., 19 vjeç.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për:
– “Grabitje në tentativë”
– “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia thotë se mbetet e angazhuar për reagim të menjëhershëm ndaj çdo veprimi që cenon rendin dhe sigurinë në kryeqytet.

