Prodekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka”, Mensur Morina, zhvilloi takime me drejtues të lartë të TİKA-s dhe YTB-së gjatë vizitës së tij në Turqi.
Ai uroi z. Abdullah Eren, Kryetar i TİKA-s, dhe z. Abdulhadi Turus, Kryetar i YTB-së, për detyrat e reja dhe vlerësoi mbështetjen e tyre në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e arsimit, kulturës dhe marrëdhënieve institucionale.
Të dy drejtuesit u ftuan për vizita zyrtare në Universitetin “Haxhi Zeka” për të diskutuar mundësi bashkëpunimi akademik dhe kulturor.
Palët konfirmuan gatishmërinë për të thelluar miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve.

