Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Profesori amerikan: E pajustifikueshme mbajtja kaq e gjatë në paraburgim e krerëve të UÇK-së

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/06/2026
in Category
0
Profesori amerikan: E pajustifikueshme mbajtja kaq e gjatë në paraburgim e krerëve të UÇK-së
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori amerikan, njëherit njohës i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka kritikuar Gjykatën Speciale për mbajtjen për një kohë kaq të gjatë në paraburgim të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen për krime të pretenduara lufte.

Derisa shprehet i penduar për mbështetjen që i ka dhënë themelimit të Speciales, Sewer thekson se paraburgimi i gjatë nuk justifikohet në asnjë rrethanë.

“Ajo që do të thosha është se më vjen keq që e kam mbështetur krijimin e këtyre Dhomave të Specializuara, sepse mendoj se paraburgimi i gjatë, si para fillimit të gjykimit ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor, ka qenë i pajustifikuar, sipas mendimit tim. Nuk shoh asnjë rrethanë që do ta justifikonte një gjë të tillë”, deklaroi ai për Ekonomia Online.

Prokuroria e Speciales tenton që ta paraqesë UÇK-së si një strukturë mirë e organizuar, por Serwer, që tregon se ia njeh rolin e ish-Presidentit Hashim Thaçi mirë, e hedh poshtë një gjë të tillë.

“Ndjenja ime e fortë, veçanërisht sa i përket Hashim Thaçit, sepse e njoh atë dhe e njoh më mirë rolin e tij sesa të të tjerëve, është se ai nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në dhe se mbajtja e tij përgjegjës mbi këtë bazë do të ishte një gabim serioz”, potencoi ai ndër të tjera.

Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së përfundoi më 18 shkurt, pas paraqitjeve të fjalëve përfundimtare të palëve. Pas kësaj, trupi gjykues është tërhequr për vendim, i cili duhej të jepet brenda 90 ditëve. Por, vendimi është shtyrë për 20 korrik dhe mund të shtyhet përsëri nëse kërkon trupi gjykues.

Krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Ata akuzohen nga Gjykata Speciale për krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria e Speciales ka kërkuar nga 45 vjet dënim për secilin nga krerët e UÇK-së. Në total 180 vjet.

Procesi gjyqësor ndaj tyre filloi në prill të vitit 2023 – më shumë se tri vjet pas arrestimit. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), më 16 prill të 2025-së, njoftoi se kishte mbyllur paraqitjen e provave ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në anën e krerëve të UÇK-së ka pasur dëshmitarë tejet të rëndësishëm ndërkombëtarë si ish-ndihmëssekretari Amerikan, James Rubin, ish-Komandanti i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Wesley Clark, ish-diplomati amerikan, Chris Hill etj.

Ata, ndër të tjera, kanë theksuar se UÇK-ja nuk ka pasur zinxhir komandues, ashtu siç tenton që ta paraqesë Prokuroria e Speciales.

Kundër mënyrës se si është zhvilluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë organizuar disa protesta, ku mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet kërkuan drejtësi. E fundit u mbajt në Prishtinë, më 17 shkurt. Para kësaj janë mbajtur edhe dy të tjera në Kryeqytetin e Kosovës, është mbajtur nga një edhe në Tiranë, Hagë, Strasburg e Shkup.

Nga njohësit e çështjeve juridike – si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë – vazhdimisht ka pasur kritika për mënyrën se si është zhvilluar procesi në Hagë. Është konsideruar si i anshëm, janë pranuar provat nga Serbia, ka pasur dyshime edhe se po shkelen të drejtat e njeriut dhe se janë fshehur prova shfajësuese.

Që të ketë proces të drejtë në Speciale është kërkuar edhe nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë. Më 12 shkurt, Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë miratuan rezoluta në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, ku u kërkua, ndër të tjera, që Gjykata Speciale të sigurojë një proces gjyqësor të paanshëm.

 

Related

Previous Post

“Vonesa në zbatimin e reformave”: Kosova rrezikon humbjen e 90.6 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së.

Next Post

Arrestohet Dritan Goxhaj.u

Next Post
Arrestohet Dritan Goxhaj.u

Arrestohet Dritan Goxhaj.u

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.