Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së

Qendra Info by Qendra Info
09/02/2026
in Lajme
0
Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kërkesa u bë gjatë seancës gjyqësore ku ka nisur faza e fjalëve përfundimtare, në procesin më të madh gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kryeprokurorja Kimberly West deklaroi se Zyra e Prokurorit të Specializuar po kërkon dënim për secilin të akuzuar individualisht, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për gjykim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, por për përgjegjësi personale.

“ZPS-ja kërkon dënim për persona konkretë, bazuar në kontributet individuale të secilit, dhe për të gjitha pikat e aktakuzës. Dënimi i kërkuar është 45 vjet burgim për secilin të akuzuar”, deklaroi West.

Ajo shtoi se veprat për të cilat akuzohen të pandehurit përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke theksuar se bëhet fjalë për akuza të rënda që nuk e kanë humbur peshën e tyre me kalimin e kohës.

“Natyrën e rëndë të këtyre krimeve nuk e zbeh koha. Ato mbeten serioze dhe kërkojnë përgjigje penale”, theksoi kryeprokurorja.

Related

Previous Post

Analiza e REL: Ushtria e Kosovës në provën finale të transformimit, Serbia mbetet kërcënimi kryesor

Next Post

KEK shkyç njësinë B1 të “Kosova B” për arsye sigurie, furnizimi me energji mbetet i garantuar

Next Post
KEK shkyç njësinë B1 të “Kosova B” për arsye sigurie, furnizimi me energji mbetet i garantuar

KEK shkyç njësinë B1 të “Kosova B” për arsye sigurie, furnizimi me energji mbetet i garantuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.