Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Prokuroria e Speciales raportohet se iu referua vendit si ‘Kosovë dhe Metohi’

Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka pranuar një ankesë nga një i intervistuar i Gjykatës Speciale në Hagë se gjatë intervistimit nga dy punonjës të ZPS-së i ishin referuar Kosovës “Kosova dhe Metohi”.

09/04/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Prokuroria e Speciales raportohet se iu referua vendit si ‘Kosovë dhe Metohi’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Siç bëhet e ditur në ankesën drejtuar Avokatit të Popullit të ZPS-së, me 11 nëntor të viti 2022, ankuesi u intervistuar nga dy punonjës të ZPS-së dhe në fillim të intervistës njëri prej punonjësve gjatë leximit të një dokumenti, iu referua Republikës së Kosovës me fjalët “Kosovo i Metohija”.

“Më 11 nëntor 2022, ankuesi u intervistua nga dy punonjës të ZPS-së. Në fillim të intervistës, njëri prej punonjësve, gjatë leximit të një dokumenti, iu referua Republikës së Kosovës me fjalët ‘Kosovo i Metohija’ (‘Kosovë dhe Metohi’. Në atë moment, ankuesi nuk ngriti ndonjë kundërshtim dhe shqetësim në lidhje me përdorimin e shprehjes ‘Kosovë dhe Metohi’, pasi u këshillua të mos e bënte këtë nga mbrojtësi i tij. Megjithatë, në fund të intervistës, ai shprehu shqetësimin e tij për përdorimin e kësaj shprehjeje në dokumentacion”, thuhet në ankesën e të intervistuarit drejtuar Avokatit të Popullit, raportoi Gazeta10.
“Ai në vijim parashtron se përdorimi i një etiketimi të tillë për të përshkruar Kosovën është i neveritshëm dhe ngre shqetësime për konceptin që ka ZPS-ja për shtetin dhe njerëzit që përfaqëson. Ai pretendon se përdorimi i termit ‘Kosovë dhe Metohi’ nga ZPS-ja bie ndesh me nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në ankesën e të intervistuarit drejtuar Avokatit të Popullit.

Ankuesi gjithashtu pretendon se përdorimi i termit nuk ishte thjesht rezultat i një gabimi gjuhësor nga ana e përfaqësuesit të ZPS-së, dhe vë në dukje faktin se përfaqësuesi në fjalë po e lexonte nga një dokument kur përdori këtë term.

Ndërsa më 9 shkurt 2023, ZPS-ja iu përgjigj Avokatit të Popullit. ZPS e pranoi zyrtarisht se termi “Kosovo i Metohija” ishte përdorur në intervistën me ankuesin dhe pranoi se kjo ishte bërë gabimisht.

“ZPS-ja deklaroi se ky term nuk është pjesë e praktikës standarde të ZPS-së dhe nuk përdoret as në modelet standarde ose pro forma të dokumenteve që përdor ZPS-ja. ZPS-ja hodhi poshtë pretendimin e ankuesit se punonjësit e saj ishin treguar mospërfillës ndaj ankesës së tij, të cilën ai ua kishte shprehur në përfundim të intervistës. ZPS-ja informoi Avokatin e Popullit se pas intervistës, ishin ndërmarrë disa hapa për të përcaktuar se si kishte ndodhur ky gabim dhe për të parandaluar përsëritjen e tij. Gjithashtu, punonjësve u ishin dhënë udhëzime të mëtejshme në lidhje me kontekstin e këtij termi”, thuhet në arsyetimin e ZPS-së.

Avokati i Popullit pranon se përdorimi i termit ‘Kosovë dhe Metohi’ ishte fyes për ankuesin. Pavarësisht kësaj, sipas Avokatit të Popullit, ZPS e kishte përdorur këtë term në mënyrë të paqëllimshme dhe gabimisht.

Avokati i Popullit e ka rrëzuar këtë ankesë duke u bazuar në rregulloren 29(3)(b) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pasi në të nuk provohet se ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut nga ZPS-ja.

“Avokati i Popullit është bindur se ZPS-ja ka marrë masat e duhura për të siguruar që gabimi i bërë me përdorimin e shprehjes ‘Kosovë dhe Metohi’ të
mos përsëritet. Në lidhje me kërkesën e ankuesit për masa shtesë, Avokati i Popullit vëren se ZPS-ja është e pavarur në kryerjen e funksioneve të saj5 dhe se nuk ka bazë ligjore që ajo t’u raportojë subjekteve të ndryshme politike të jashtme, sikurse kërkohet nga ankuesi”, thuhet në shqyrtimin e Avokatit të Popullit të ZPS-së.

Related

Previous Post

‘zVVarritje’ – Hasanit: Opozita mund ta çojë në Kushtetuese zgjedhjen e kryeparlamentarit nëse LVV-ja e vonon

Next Post

I got this: Kina komuniste del me tarifa të reja, Trump i paepur – ‘fleni dathë’ e pa gajle i porositi amerikanët

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

01/07/2025
Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

01/07/2025
Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së

Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së

01/07/2025
Kandidati i LDK`së Ismajli: Gjilani ka nevojë për udhëheqje të ndershme, jo për aktorë që flasin për gjithçka dhe nuk bëjnë asgjë

Kandidati i LDK`së Ismajli: Gjilani ka nevojë për udhëheqje të ndershme, jo për aktorë që flasin për gjithçka dhe nuk bëjnë asgjë

01/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

01/07/2025
Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

01/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info