Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria ngre aktakuzë kundër katër personave për vrasje të rëndë në Prishtinë

Qendra Info by Qendra Info
18/09/2025
in Lajme
0
Prokuroria ngre aktakuzë kundër katër personave për vrasje të rëndë në Prishtinë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër katër personave të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 26 mars 2024, rreth orës 21:10, në rrugën “Butrinti” në Prishtinë, ku në bashkëkryerje të pandehurit privuan nga jeta E.G. dhe Z.G., duke rrezikuar me dashje edhe jetën e personave të tjerë të pranishëm.

  • I pandehuri L.H. ndodhet aktualisht në masë paraburgimi.

  • Ndërsa tre të pandehurit tjerë, N.B., A.B. dhe K.G., ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë në mungesë, vazhdojnë të jenë në arrati, duke iu shmangur organeve të drejtësisë.

Prokuroria bën të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e prezencës së tyre, por të pandehurit ende nuk janë vënë para drejtësisë.

Ky zhvillim rëndon edhe më tej dosjen e krimeve të rënda në kryeqytet, ndërsa pritet që gjykata të caktojë seancën e parë kundër të akuzuarve.

Related

Previous Post

Arrestohet biznesmeni italian i dyshuar për lidhje me mafian shqiptare

Next Post

Miqësia e papritur mes Trump dhe Starmer: Nga kundërshtarë politikë në partnerë personalë

Next Post
Miqësia e papritur mes Trump dhe Starmer: Nga kundërshtarë politikë në partnerë personalë

Miqësia e papritur mes Trump dhe Starmer: Nga kundërshtarë politikë në partnerë personalë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.