Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 32 personave, të dyshuar për përfshirje në një skemë kriminale që ka shkaktuar dëm financiar prej rreth 300 mijë euro në katër institucione bankare.
Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë:
-
Hyrje në sisteme kompjuterike,
-
Falsifikim i dokumenteve,
-
Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme,
-
Keqpërdorim i kartelave bankare ose të kreditit.
Hetimet kanë zbuluar se dëmi i shkaktuar ishte realizuar përpara se rasti të raportohej në polici dhe prokurori. Megjithatë, në momentin e inicimit të hetimeve, është arritur të parandalohet vazhdimi i dëmtimit financiar.
Prokuroria ka theksuar përkushtimin e saj për të luftuar veprat penale të natyrës financiare dhe për të mbrojtur interesin publik.