Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arreste për Milan Radoiçiq dhe 10 të tjerë në lidhje me barrikadat në komunat veriore

Qendra Info by Qendra Info
18/06/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arreste për Milan Radoiçiq dhe 10 të tjerë në lidhje me barrikadat në komunat veriore
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka lëshuar letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiqit për rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore të Kosovës gjatë vitit 2022.

Zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta, konfirmoi se përveç Radoiçiqit, janë lëshuar urdhër-arreste edhe për 10 persona të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë çështje.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiqit. Ky urdhër-arrest është pjesë e veprimeve hetimore lidhur me vendosjen e barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç tij, urdhër-arreste janë lëshuar edhe ndaj 10 personave të tjerë të dyshuar,” tha Luta.

Ajo bëri të ditur se aktualisht po hetohen rreth 50 persona për vepra penale që përfshijnë pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave, thirrje për rezistencë dhe bashkim për veprimtari kundër kushtetuese.

“Rasti është në fazë hetimesh dhe për veprime të mëtejshme publiku do të njoftohet në kohë, por aktualisht nuk mund të ndajmë më shumë detaje,” shtoi Luta.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani: Aleanca me SHBA-të, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë

Next Post

Rusia paralajmëron: Ndihma ushtarake amerikane për Izraelin mund të destabilizojë Lindjen e Mesme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.