Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj dy ish-pjesëtarëve serbë në mungesë

Qendra Info by Qendra Info
19/09/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës së Jugut për keqpërdorim të pozitës zyrtare
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj dy të pandehurve me inicialet L.D. dhe V.O., të cilët akuzohen për përfshirje në krime kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë gjatë viteve 1998–1999.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime, arrestime të paligjshme, vjedhje dhe shkatërrime të pronës së civilëve shqiptarë.

Në veçanti, më 25 dhe 26 mars 1999, gjatë një aksioni në rrugën “Tahir Efendiu” në Gjakovë, forcat policore serbe, ku ishin të pranishëm edhe të akuzuarit, kanë vrarë një civil dhe kanë keqtrajtuar gjashtë të tjerë.

Hetimet tregojnë se të pandehurit kishin rrethuar shtëpinë e të dëmtuarit N.K., ku gjendeshin shtatë civilë shqiptarë. Ata janë keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht, si dhe janë detyruar të ngarkojnë materialet e ndihmës që ndodheshin në objektin e shoqatës humanitare “Nënë Tereza” në kamionin e policisë. Më pas, të dëmtuarit u dërguan me dhunë në stacionin policor të Gjakovës.

Në stacion, viktimat u shpërndanë në qeli të ndryshme dhe mbetën për 24 orë pa ushqim, pa ujë dhe pa ndihmë mjekësore, duke u rrahur vazhdimisht nga të pandehurit dhe policët e tjerë serbë me shufra gome, shqelma dhe grushte.

Njëri nga të arrestuarit, M.M., u gjet i vrarë më 26 mars 1999 pranë urës së Taliqit në Gjakovë, një ditë pasi ishte nxjerrë nga qelia.

Prokuroria bën të ditur se ekziston dyshim i bazuar mirë për përgjegjësinë penale të të pandehurve, ndërsa procedura ndaj tyre do të zhvillohet në mungesë.

Related

Previous Post

Syla: E turpshme që nuk ka një falënderim nga udhëheqësit e Kosovës për dëshmitarët e mbrojtjës në Hage

Next Post

BE-ja godet Putinin me sanksione të reja ndaj energjisë, bankave dhe kriptovalutave ruse

Next Post
Von der Leyen: Kjo javë do të jetë vendimtare për përfundimin e luftës në Ukrainë

BE-ja godet Putinin me sanksione të reja ndaj energjisë, bankave dhe kriptovalutave ruse

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.