Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për spiunazh ndaj H.S.

Qendra Info by Qendra Info
11/09/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale ngrit aktakuza për nxitje urrejtjeje dhe ekstremizëm fetar në Kosovë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj H.S., i cili akuzohet për veprën penale “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës, H.S. dyshohet se nga nëntori i vitit 2009 deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Hetimet tregojnë se më 22 nëntor 2015, i pandehuri kishte udhëtuar në Siri dhe i ishte bashkuar organizatës terroriste “ISIS”. Ai dyshohet se ka dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së lidhur me numrin e pjesëtarëve shqiptarë në “ISIS”, strukturën e organizimit të tyre dhe zonat ku ata operonin në Siri.

Pas kthimit në Kosovë dhe vuajtjes së një dënimi për pjesëmarrje në organizata terroriste, H.S. dyshohet se ka vazhduar takimet me zyrtarët e BIA-së në Serbi, përfshirë edhe drejtorin për Luftimin e Terrorizmit, I.B., duke u ofruar informacione të tjera të ndjeshme.

Sipas aktakuzës, për këto shërbime ai paguhej deri në 700 euro në muaj nga BIA.

Prokuroria Speciale ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit dhe kërkon nga gjykata që pas shqyrtimit gjyqësor, H.S. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Related

Previous Post

Robotët humanoidë lëvizin nga laboratorët në linjat e prodhimit: A do të zëvendësojnë apo do të ndihmojnë punëtorët?

Next Post

Ndërprerje e ujit sot në disa rrugë të Prishtinës, ekipet e mirëmbajtjes në terren

Next Post
Interventim i Ujësjellësit “Prishtina” në disa zona të qytetit dhe fshatrave për mirëmbajtje

Ndërprerje e ujit sot në disa rrugë të Prishtinës, ekipet e mirëmbajtjes në terren

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.