Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuza për nxitje urrejtjeje dhe ekstremizëm fetar në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
14/08/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale ngrit aktakuza për nxitje urrejtjeje dhe ekstremizëm fetar në Kosovë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dy aktakuza të ndara në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj shtetasve M.M. dhe A.B., të cilët akuzohen për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas hetimeve, të pandehurit dyshohet se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje mes grupeve fetare, duke promovuar ideologji ekstremiste fetare të ngjashme me propagandën e organizatës terroriste ISIS.

Detajet e aktakuzës

  • M.M. akuzohet se ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, përmes publikimit në rrjetin social Facebook të fotove, videove dhe materialeve propagandistike me thirrje për ekstremizëm fetar.

  • A.B. dyshohet se ka bërë thirrje për zbatimin e ligjeve të “Sheriatit”, kundërshtimin e sistemit demokratik dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ka shpërndarë materiale që nxisin pjesëmarrjen në luftën për xhihad. Prokuroria bën të ditur se aktivitetet e tij kanë zgjatur nga viti 2019 deri më 22 maj 2025, përmes profilit Facebook me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”.

Prokuroria Speciale thekson se këto veprime përbëjnë rrezik serioz për vlerat demokratike dhe bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve etnike e fetare në Kosovë, duke riafirmuar vendosmërinë për t’i ndjekur penalisht të gjitha rastet e ngjashme.

Related

Previous Post

Pasivizohen 200 adresa në Preshevë e Bujanoc brenda 7 muajve, Lutfiu: Ky është spastrim i pastër etnik

Next Post

Ambasada e Gjermanisë e ashpër me VV-në: Akuzat e motivuara politikisht

Next Post
Ambasada e Gjermanisë e ashpër me VV-në: Akuzat e motivuara politikisht

Ambasada e Gjermanisë e ashpër me VV-në: Akuzat e motivuara politikisht

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.