Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria Speciale sqaron: Nuk aprovojmë projekte infrastrukturore, por hetojmë dyshimet për keqpërdorime

Ardian Emini by Ardian Emini
10/07/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale sqaron: Nuk aprovojmë projekte infrastrukturore, por hetojmë dyshimet për keqpërdorime
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar lidhur me hetimet për kontratën për ndërtimin e urave në Mitrovicë, duke sqaruar se nuk ka kompetencë për të vlerësuar apo aprovuar projekte infrastrukturore, por ka detyrë ligjore të veprojë kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike.

Në një komunikatë për media, Prokuroria thekson se aktualisht, përmes pesë prokurorëve të angazhuar, janë duke u trajtuar afërsisht 2 mijë kontrata njëburimore, ndërsa Policia e Kosovës është autorizuar të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të verifikimit të gjendjes faktike në përputhje me Kodinin e Procedurës Penale.

“Hetimi për kontratën në fjalë nuk ka të bëjë me kundërshtimin e projektit për ndërtimin e urave në Mitrovicë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore të Prokurorisë në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit,” thuhet në deklaratë.

Prokuroria thekson se qëllimi i saj është të garantojë një administrim të drejtë dhe ligjor të resurseve publike, pa ndikuar në politikat zhvillimore apo projektet e institucioneve ekzekutive.

Ky reagim vjen pas raportimeve në media dhe diskutimeve publike lidhur me hetimin e kontratës për ndërtimin e infrastrukturës në Mitrovicë, që ka nxitur debate mbi rolin e Prokurorisë në këtë proces.

Related

Previous Post

Windows 11 kalon më në fund Windows 10 për nga popullaritet

Next Post

Kryeministri Kurti mirëpret drejtuesin e Bosch Rexroth: Kosova – destinacion i ri për investime në teknologji

Next Post
Kryeministri Kurti mirëpret drejtuesin e Bosch Rexroth: Kosova – destinacion i ri për investime në teknologji

Kryeministri Kurti mirëpret drejtuesin e Bosch Rexroth: Kosova – destinacion i ri për investime në teknologji

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.