Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Protesta gjatë përgatitjeve për festivalin “Mitrovica International Jazz Days” në veri të qytetit

Qendra Info by Qendra Info
08/08/2025
in Lajme
0
Protesta gjatë përgatitjeve për festivalin “Mitrovica International Jazz Days” në veri të qytetit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përgatitjet për hapjen e festivalit ndërkombëtar të xhazit “Mitrovica International Jazz Days” u shoqëruan me tensione në qendër të Mitrovicës së Veriut, ku një grup qytetarësh serbë protestuan pranë skenës ku pritej të mbahej nata e parë e festivalit.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediumi serb “Alternativna”, grupi i protestuesve, të vendosur në një kafene me shpinë nga skena, filluan të brohorasin dhe fishkëllenin në shenjë pakënaqësie, sidomos në momentin kur në vendngjarje mbërriti kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Protestuesit u dëgjuan gjithashtu duke lëshuar ofendime në drejtim të organizatorëve dhe autoriteteve komunale.

Festivali “Mitrovica International Jazz Days” është në edicionin e tij të tretë. Ndryshe nga dy vitet e kaluara, kur koncertet u zhvilluan vetëm në Parkun e Qytetit në Mitrovicën e Jugut, këtë vit organizatorët kanë vendosur që një nga netët, konkretisht ajo hapëse, të mbahet në qendër të Mitrovicës së Veriut. Sipas “Radio Mitrovica e Veriut”, festivali do të zgjasë nga 8 deri më 10 gusht, me natën e parë në veri dhe dy netët e tjera në jug të qytetit.

Organizatorët nuk kanë komentuar ende në lidhje me incidentin, ndërsa policia ka qenë e pranishme në vendin e ngjarjes për të garantuar sigurinë. Pavarësisht tensioneve, festivali pritet të vazhdojë sipas agjendës së parashikuar.

Related

Previous Post

“Gjykata shpiku rregulla, e shkeli Kushtetutën”-VV nuk ndalet, këtë herë sulmon fort rendin kushtetues

Next Post

Armando Broja zyrtarizohet te Burnley, firmos kontratë 5-vjeçare: “Jam gati për këtë sfidë”

Next Post
Armando Broja zyrtarizohet te Burnley, firmos kontratë 5-vjeçare: “Jam gati për këtë sfidë”

Armando Broja zyrtarizohet te Burnley, firmos kontratë 5-vjeçare: “Jam gati për këtë sfidë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.