Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nesër në Prishtinë

Ardian Emini by Ardian Emini
04/04/2025
in Lajme
0
Protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nesër në Prishtinë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike do të mbahet të shtunën, më 5 prill, në Prishtinë. Qytetarë dhe aktivistë do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të kundërshtuar vendimin për rritjen prej 15% të tarifave të energjisë.

Organizatori i protestës, Luan Hasanaj nga grupi “Asnjë Cent më Shumë”, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë dhe solidaritet nga të gjithë qytetarët dhe bizneset. Ai ka theksuar se kjo rritje e çmimit nuk është vetëm barrë për familjet, por ndikon rëndë edhe në sektorin privat, duke rritur ndjeshëm kostot e operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e shumë bizneseve.

Në shenjë simbolike proteste, Hasanaj ka kërkuar që të gjitha bizneset të mbyllin lokalet e tyre për një orë, nga ora 15:00 deri në 16:00.

Protestuesit pritet të shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje që protesta të zhvillohet me dinjitet dhe qetësi.

Related

Previous Post

BE përgatit gjobën e majme 1 miliard dollarë ndaj Elon Musk

Next Post

Presidentja Osmani takon Presidentin e Bullgarisë në Sofje: Fokus në partneritetin dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.