Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e së dielës është drejt përfundimit, me 4,929 kuti të votimit të numëruara nga gjithsej 5,225, që përbën 95% të totalit në të 12 qarqet e vendit.
Deri në këtë fazë të numërimit, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është konfirmuar si forca politike fituese, duke siguruar 706,246 vota, ose 52.2%, në shkallë kombëtare.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 464,619 vota (34.3%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet zë vendin e tretë me 49,058 vota (3.6%).
Pjesa tjetër e subjekteve politike vjen me përqindje më të ulëta:
-
Partia Socialdemokrate (PSD) – 45,974 vota (3.4%)
-
Partia Mundësia – 39,865 vota (2.9%)
-
Lëvizja Bashkë – 19,091 vota (1.4%)
-
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 17,904 vota (1.3%)
-
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,239 vota (0.4%)
-
Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,708 vota (0.2%)
-
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,966 vota (0.1%)
-
Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 945 vota (0.1%)
Numërimi pritet të përfundojë brenda pak orëve të ardhshme, ndërkohë që rezultati përfundimtar pritet të konfirmojë fitoren me shumicë të qartë të Partisë Socialiste, e cila duket se po ruan një epërsi të padiskutueshme në këtë garë elektorale.