Janë publikuar emrat e kandidatëve të nominuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), ku përfshihen dy lista të ndara nga konkurse të ndryshme.
Sipas të dhënave të siguruara përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, lista përfshin kandidatë nga konkursi i datës 24 nëntor 2025 (lista e shkurtër) dhe konkursi i datës 19 shkurt 2026 (lista e gjatë).
Lista e shkurtër (24 nëntor 2025):
- Besnik Berisha
- Berat Aqifi
- Zana Shabani Isenaj
Lista e gjatë (19 shkurt 2026):
- Adem Abazaj
- Ajten Kodrazi
- Artan Loxha
- Ardian Klaiqi
- Astrit Canolli
- Besnik Berisha
- Berat Aqifi
- Belkise Berisha Xhemajli
- Bleta Qehaja
- Blerim Halili
- Drita Morina
- Edina Misini Toro
- Fatih Basha
- Fatime Buzolli
- Gulen Sejari
- Hysni Mustafa
- Luljeta Aliu
- Majlinda Aliu
- Melihate Zeqiri
- Musa Bajraktari
- Naser Berisha
- Ndrec Musolli
- Petrit Hasanaj
- Radie Hoxhaj
- Ramiz Jukovic
- Serpin Emrusi
- Suada Dzogoviq
- Vlora Berisha
- Vjona Syljemani Shabani
- Zana Shabani Isenaj
Lista tregon se një pjesë e kandidatëve kanë aplikuar në të dy konkurset, duke reflektuar interesim të vazhdueshëm për pozitat në këtë institucion të rëndësishëm të medias.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur pritet përzgjedhja përfundimtare e anëtarëve të KPM-së, një organ kyç për rregullimin dhe mbikëqyrjen e mediave në Kosovë.
Sipas burimit, këto të dhëna janë bërë publike përmes një postimi në Facebook nga Flutura Kusari, e cila ka bërë të ditur se lista është siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.


