Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PZAP aprovon ankesën e Lista Serbe, rrëzon vendimin e KQZ për mosshpalljen e rezultateve

Qendra Info by Qendra Info
03/02/2026
in Lajme
0
PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 për këtë subjekt politik dhe kandidatët e tij.

Në vendimin e publikuar, PZAP ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe është e bazuar, duke theksuar se vendimi i KQZ-së është i pajustifikuar dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore në fuqi.

“Një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me nenet 101, 106 dhe 111 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe me Rregulloren Zgjedhore për Rezultatet Zgjedhore”, thuhet në arsyetimin e PZAP-së.

Paneli ka theksuar se, duke qenë se të gjitha procedurat e numërimit dhe rinumërimit kanë përfunduar për të gjitha subjektet politike, rezultati përfundimtar duhet të shpallet menjëherë dhe pa përjashtim të asnjë subjekti zgjedhor.

Sipas PZAP-së, shpallja e pjesshme e rezultateve nuk ka bazë ligjore, bie ndesh me parimet e barazisë së subjekteve zgjedhore, sigurisë juridike dhe transparencës, si dhe është në kundërshtim me standardet e Komisionit të Venecias.

Palët e përfshira kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda afatit 48-orësh në Gjykata Supreme.

Sfondi i rastit

Më 31 janar, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por pa përfshirë Listën Serbe, pasi gjatë mbledhjes dy anëtarë të KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan.

Ky vendim u kritikua edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët shprehën shqetësim për respektimin e standardeve zgjedhore.

Ndërkohë, PZAP ka refuzuar si të pabazuara gjashtë ankesa të tjera, përfshirë dy ankesa të kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Related

Previous Post

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani – si po bëhet ‘kompensimi i tyre’ dhe problemet që po shfaqen gjatë rrugës

Next Post

STUDENTËT E MITROVICËS SË VERIUT: VIKTIMA TË DY SISTEMEVE – NJËRI NA KA BRAKTISUR, TJETRI NUK NA NJEH

Next Post
STUDENTËT E MITROVICËS SË VERIUT: VIKTIMA TË DY SISTEMEVE – NJËRI NA KA BRAKTISUR, TJETRI NUK NA NJEH

STUDENTËT E MITROVICËS SË VERIUT: VIKTIMA TË DY SISTEMEVE – NJËRI NA KA BRAKTISUR, TJETRI NUK NA NJEH

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.