Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për tubim zgjedhor.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
05/06/2026
in Category
0
PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për tubim zgjedhor.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar si të bazuara ankesat e paraqitura nga  Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe  Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) duke e gjobitur Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me 5 mijë euro për përfshirjen e një fëmije nën moshën 15-vjeçare në një aktivitet të fushatës zgjedhore.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë një tubimi në Viti e kishte thirrur një vazjë të mitur në binën ku po mbante fjalim.

Nga video-incizimet e publikuara shihet se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka dhënë hapësirë në skenë një vajze të mitur, e cila mbante flamurin e subjektit politik. Në ankesë thuhet se Abdixhiku i ishte drejtuar vajzës duke i kërkuar ta mbante flamurin lart, ndërsa ajo kishte qëndruar në skenë para të pranishmëve duke ekspozuar simbolin e partisë.

Vendimi është marrë më 5 qershor 2026 nga paneli i përbërë nga kryesuesja Kymete Kicaj dhe anëtarët Skender Çoçaj e Arsim Hamzaj.

Sipas dispozitivit të vendimit, janë pranuar si të bazuara ankesa e  dorëzuara më 4 qershor 2026. Si rezultat, LDK-ja është dënuar me gjobë prej 5 mijë eurosh, e cila duhet të paguhet brenda 15 ditësh nga dita kur vendimi të bëhet i plotfuqishëm.

PZAP vlerësoi se përfshirja e të miturës nuk përbënte vetëm pjesëmarrje fizike në tubim, por angazhim aktiv në aktivitetin zgjedhor, pasi ajo ishte paraqitur në skenë me simbolin identifikues të subjektit politik dhe sipas udhëzimeve të drejtpërdrejta të kryetarit të partisë.

Në vendim përmendet gjithashtu deklarata e Abdixhikut gjatë tubimit, ku ai iu referua vajzës si fëmijë, duke thënë: “Ne fëmijët nuk e shtyjmë me recitu poezi që e ofendojnë të tjerët, ne fëmijët i kemi krenarë…”.

Sipas IKD-së, kjo deklaratë dëshmonte se subjekti politik kishte dijeni për përfshirjen e një të miture në aktivitetin zgjedhor.

Ankuesi kishte theksuar po ashtu se fotografi të vajzës me flamurin e LDK-së në skenë ishin publikuar edhe në rrjetet sociale të kryetarit të partisë, në kuadër të promovimit të tubimit në Viti.

PZAP konstatoi se veprimet e LDK-së bien ndesh me nenin 5, paragrafi 3 të Rregullores Zgjedhore Nr.07/2024 për Fushatën Zgjedhore, Monitorimin e Fushatës Zgjedhore dhe Deklarimin Financiar, i cili ndalon angazhimin e personave nën moshën 15-vjeçare në fushata zgjedhore.

Në arsyetimin e vendimit theksohet se asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të angazhojë persona nën moshën 15-vjeçare në aktivitete të fushatës zgjedhore, ndërsa pjesëmarrja e tyre mund të bëhet vetëm në përputhje me kushtet e përcaktuara nga rregullorja.

PZAP ka rikujtuar se një vendim i ngjashëm ishte marrë edhe më herët ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ishte gjobitur me 5 mijë e 100 euro për përfshirjen e një fëmije nën moshën 15-vjeçare në një tubim zgjedhor në Vushtrri.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 48 orëve nga pranimi i tij.

Related

Previous Post

Tre të lënduar në aksident mes kamionit dhe veturës në Shtime.

Next Post

PZAP rrëzon vendimin e KQZ’së që lejonte diasporën të votojë me dokumente të skaduara.

Next Post
PZAP rrëzon vendimin e KQZ’së që lejonte diasporën të votojë me dokumente të skaduara.

PZAP rrëzon vendimin e KQZ’së që lejonte diasporën të votojë me dokumente të skaduara.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.