Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PZAP: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe nuk ishte i bazuar në ligj

Qendra Info by Qendra Info
25/08/2025
in Lajme
0
PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë një vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e saj kundër moscertifikimit të kandidatëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ kishte refuzuar më 21 gusht të certifikonte listën e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, duke argumentuar se disa prej tyre nuk i plotësonin kriteret ligjore të përcaktuara me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Megjithatë, sipas arsyetimit të PZAP, vendimi i KQZ-së nuk ka qenë i mbështetur në mënyrë të mjaftueshme në ligj dhe nuk është dëshmuar bindshëm që kandidatët në fjalë ishin në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Në përfundim, PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të certifikojë listën e kandidatëve të Listës Serbe në të gjitha komunat ku subjekti ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky vendim hap rrugën për pjesëmarrjen e Listës Serbe në garën zgjedhore të 12 tetorit.

Related

Previous Post

BQE synon pushtim të tregut me euron dixhitale

Next Post

Izraeli intensifikon sulmet ndaj Gazës, mbi 50 palestinezë të vrarë në një ditë

Next Post
Izraeli intensifikon sulmet ndaj Gazës, mbi 50 palestinezë të vrarë në një ditë

Izraeli intensifikon sulmet ndaj Gazës, mbi 50 palestinezë të vrarë në një ditë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.