Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Qeveria e Kosovës forcon mbështetjen për dokumentimin e krimeve të luftës

28/08/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Qeveria e Kosovës forcon mbështetjen për dokumentimin e krimeve të luftës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në prezantimin e aneksit të metodologjisë së punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës (IKKL), e cila fokusohet në dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi se ky proces nuk është vetëm detyrë institucionale dhe profesionale, por edhe obligim moral ndaj viktimave dhe obligim kombëtar për Republikën e Kosovës. Ai nënvizoi se lufta në Kosovë ishte projekt i shkatërrimit dhe plaçkitjes nga forcat serbe, të cilat kryen krime të planifikuara e të organizuara.

“Populli i Kosovës përjetoi vrasje, zhdukje me dhunë, dëbime masive, shkatërrim të pasurisë dhe plaçkitje sistematike. Krahas gjenocidit, dëmet ekonomike ishin të pallogaritshme – nga djegia e pronave e infrastrukturës, tek shkatërrimi i objekteve kulturore e arsimore, grabitja e trashëgimisë shpirtërore dhe kombëtare. Dokumentimi i këtyre krimeve është pjesë integrale e së vërtetës historike dhe arkiv i domosdoshëm për kujtesën kolektive”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës, sipas tij, mbetet e përkushtuar ta mbështesë fuqishëm IKKL-në, i cili që nga themelimi në nëntor 2023 ka arkivuar mbi 345 metra linearë materiale fizike dhe 23.6 terabyte dokumente digjitale. “Çdo dokument dhe dëshmi është akt nderimi për të rënët dhe premtim se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë nuk do të harrohen asnjëherë”, theksoi Kurti.

Drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, bëri të ditur se arkivi i institutit përmban materiale të mbledhura nga 11 shtete të ndryshme, falë besimit të ndërtuar me viktimat dhe partnerët institucionalë. Ai vuri në dukje se përveç arkivimit, IKKL ka funksionuar edhe si platformë kujtese, duke organizuar konferencën e parë shkencore në shkurt 2025, artikujt e së cilës pritet të publikohen nga shtëpia prestigjioze “Routledge”. Po ashtu, përmes forumit “Za në Kujtesë”, janë sjellë në vëmendje fenomene historike si vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën e Jugosllavisë, ndërsa së shpejti do të trajtohen edhe helmimet e nxënësve shqiptarë gjatë viteve ’90.

Hetemi theksoi se krimet ekonomike nuk ishin vetëm dëmtime financiare, por mjete të planifikuara për të shkatërruar bazën jetike të popullsisë, për të dëmtuar infrastrukturën dhe për të fshirë trashëgiminë kulturore. Dokumentimi i tyre, sipas tij, është thelbësor për drejtësinë tranzicionale, për kompensimin e dëmeve dhe për ndërtimin e një historie të bazuar në fakte.

Related

Previous Post

Kim Jong Un i bashkohet Putinit në paradën ushtarake të Kinës – Pekini sfidon Perëndimin me demonstrim force

Next Post

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, Kurti cakton Hysen Durmishin ushtrues detyre të Ministrit të Mjedisit

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

12/08/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Vazhdon agonia-pritet edhe një krizë kushteuse

Vazhdon agonia-pritet edhe një krizë kushteuse

28/08/2025
Begaj nderon bërthamën e parë të UÇK’së: Historiku i çlirimit të Kosovës nis në Surrel

Begaj nderon bërthamën e parë të UÇK’së: Historiku i çlirimit të Kosovës nis në Surrel

28/08/2025
Konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon të shtunën në ora 11:00

Konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon të shtunën në ora 11:00

28/08/2025
Deda: Aktgjykimi i Kushtetueses e cek që nënkryetarët zgjedhën në pako, shumë e thjeshtë

Deda: Aktgjykimi i Kushtetueses e cek që nënkryetarët zgjedhën në pako, shumë e thjeshtë

28/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Vazhdon agonia-pritet edhe një krizë kushteuse

Vazhdon agonia-pritet edhe një krizë kushteuse

28/08/2025
Begaj nderon bërthamën e parë të UÇK’së: Historiku i çlirimit të Kosovës nis në Surrel

Begaj nderon bërthamën e parë të UÇK’së: Historiku i çlirimit të Kosovës nis në Surrel

28/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info