Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, e 224-ta me radhë

Ardian Emini by Ardian Emini
11/10/2024
in Lajme
0
Qeveria e Kosovës mbanë Mbledhjen e 223-të
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, e 224-ta me radhë, në të cilën ka miratuar:

  • Rritjen e shumës së përfitimit të skemave Pensionale të financuara nga shteti duke filluar nga muaji tetor 2024, për skemat dhe nën-programet si në vijim:
  1. Pensionet bazike – sociale, nga shuma aktuale prej njëqind euro (100.00€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120.00€).
  2. Pensioni kontributdhënës I – nga shuma aktuale prej njëqind e tetëdhjetë e dy euro (182.00€) në shumën prej dyqind e tetëmbëdhjetë euro e dyzetë cent (218.40€).
  3. Pensioni kontributdhënës II – nga shuma aktuale prej njëqind e nëntëdhjetë e tetë euro (198.00€) në shumën prej dyqind e tridhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë cent (237.60€).
  4. Pensioni kontributdhënës III – nga shuma aktuale prej dyqind e katërmbëdhjetë euro (214.00€) në shumën prej dyqind e pesëdhjetë e gjashtë euro e tetëdhjetë cent (256.80€).
  5. Pensioni kontributdhënës IV – nga shuma aktuale prej dyqind e gjashtëdhjetë e pesë euro (265€) në shumën prej treqind e tetëmbëdhjetë euro (318€).
  6. Skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18 – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).
  7. Pensionet e aftësisë së kufizuar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).
  8. Pensioni për personat e verbër I – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë plus njëqind e njëzetë e pesë euro (125+125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€).
  9. Pensioni për personat e verbër II – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë euro (125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€).
  10. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë I – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë plus njëqind e tetëdhjetë euro (180+180€).
  11. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë II – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë euro (180€).
  12. Pensioni familjar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€);
  13. Pensioni invalidor i punës – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).
  14. Pensioni i parakohshëm për Trepçën – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e gjashtë euro (126€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë e një euro e njëzetë cent (151.20€).

Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, në këtë përbërje:

  1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;
  2. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar;
  3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
  4. Florina Mehaj-Kosumi, Udhëheqëse e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Ekonomisë, anëtare dhe
  5. Enis Spahiu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.

-Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në këtë përbërje:

  1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;
  2. Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;
  3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
  4. Florina Mehaj-Kosumi, Udhëheqëse e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Ekonomisë, anëtare dhe
  5. Enis Spahiu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.
  • Aprovuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale e datës 9 tetor 2024 për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve përkatëse nga Ndërmarrja Publike “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.
  • Aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dyqind mijë euro (200,000.00€)), për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë.
  • Aprovuar programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2024-2025.
  • Me qëllim të Promovimit të Republikës së Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 200,000 € (dyqind mijë euro) për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

Related

Previous Post

Kryeministri Kurti mirëpriti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof

Next Post

Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e nënkryetarit Enver Hoxhaj, mbajti sot seancë të jashtëzakonshme

Next Post
Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e nënkryetarit Enver Hoxhaj, mbajti sot seancë të jashtëzakonshme

Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e nënkryetarit Enver Hoxhaj, mbajti sot seancë të jashtëzakonshme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.